Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sakusi amniotik

Pershendetje doktoresh,jam 23 vjeqare dhe muajin e kaluar kam pasur vonim te menstruacioneve kam bere testin dhe mka dal qe jam shtatzene, por pas 10 diteve me kan ardhur menstruacionet dhe gjinekologu me ka thene se asnjeher skam qene shtatzene. Tani ne kete muaj mkan ardhur menstruacionet por te kafta dhe shume pak, testi me ka dal pozitiv isha tek gjinekologu dhe ai e konfrmoj shtatzanine por tha se qesja eshte shume e holle dhe nese nuk trashet per 10 dite ateher duhet te abortoj. A duhet te perdor medikamente apo qfare duhet te beje ne kete rast?

Valja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ekzaminimi ekografik për fillimin e shtatëznisë, ka bëjë me vlerësimin e sakusit amniotik (qesja ku qëndron fëmija) dhe embrionit. Rikontrolli që do të kryesh pas 10 ditësh, është për konfirmuar ekzistencën e embrionit dhe rafjet zemrës së tij. Nëse këto do rezultojnë të dallueshëm, mendohet që shtatzënia ka filluar mbarë. Nuk është koha e përdorimit të asnjë lloj medikamenti, derisa të konfirmohet normaliteti i ekzistencës së shtatzënisë.

Uroj që të shkojë çdo gjë mbarë.

/komuniteti