Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi terminit të lindjes

Pershendetje doktoreshe. Mestruacionet e fundit i kam pas ne 14 janar, dmth sot jam 40 javeshe. Te henen bera nje vizite vaginale e nuk isha gati aspak, sot vajta e monitorova rrahjet e zemres se vajzes e ishin shume normale e te rregullta, te henen do iki prape per nje kontrolle tjeter. Por kam shume frike per kete pritje, kam hallin se mos ngaterrohet me kordonin, deri sa mund te pres per te lindur? A mund te lind ne menyre natyrale me anen e nje stimulanti, apo duhet te lind me prerje cezariane?

Suela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suela

Shtyrja e datës së parashikuar të lindjes edhe deri në dy javë konsiderohet normale, pavarësisht se kërkohet rritja e kujdesit mjeksor. Për të mësuar proçedurën që ndiqet për lindjet përtej datës së parashikuar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti