Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barkqitja gjatë shtatzënisë

Jam ne muajin e 9 te shtatzenise, prej dje kam dhembje barku dhe jashteqitje, ju lutem me thoni a mund te perdori diçka apo a eshte e demshme per beben kjo?

Afërdita (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Aferdita,

Barkqitja mund te jete per shkak te ndonje ushqimi qe ke ngrene nje dite me pare. Eshte mekanizem mbrojtes, sepse organizmi permes barkqitjes perpiqet qe te eliminoje mikrobet. Nuk eshte mire qe te ndalet barkqitja, por pi me shume lengje se zakonisht, sepse me barkqitje humben lengjet nga organizmi dhe kjo mund te te rrezikoje ty dhe shtatzenine. Nese vazhdon te kesh disa here barkqitje ujore brenda dites, duhet te konsultohesh me mjekun tend.

/komuniteti