Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Jam ne javen e 32 te shtatzenise eshte lindja e pare, dua te di sa a ka vend per shqetesime kur nuk e ndegjoj bebin duke levizur per sa kohe qe flej sepse me ka ndodh qe bebi nuk e kam ndegjuar te leviz fare nga ora 23 e deri ne 9 e 30 e mengjesit ju lutem me tregoni se sa shpesh duhet te leviz bebi gjate kesaj periudhe, dmth gjate ketyre jave te fundit, jam shume e shqetesuar sepse deri tash bebi ka levizur shume me shume se tash!

Diturija (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Diturije,

Beba, ashtu sikur edhe ne te rriturit, ka periudhat e pushimit, por per dallim nga ne beba flen me shpesh dhe me shkurt. Domethene, periudhat e pushimit jane rreth nje ore ose me shkurt. Gjate kohes sa ti je ne gjume, mund te mos i ndjesh levizjet e bebes, sepse nuk e ke vemendjen. Per me teper, ne kete moshe te shtatzenise, beba ka nje rritje te vrullshme dhe hapesira brenda ne miter nuk eshte ajo sa ka qene me pare (sepse beba eshte rritur me teper). Mos ke merak, sepse nese nuk e ndjen beben gjate oreve te nates nuk do te thote se dicka nuk eshte ne rregull.

/komuniteti