Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbes shtatzënë pas abortit?

Jam nje vajze 25 vjece, kam abortuar femijen ne mars te ketij viti. Akoma nuk kam mbetur shtatzene, por nese mbes a mund te rrezikoj serish abortin (theksoj se eshte abort natyral). Dhe nese nuk mbes shtatzene, a eshte shkak kryesor aborti qe me ka ndodhur, pasi heren e pare nuk kam pasur probleme per te ngelur shtatzene? Faleminderit. Mirepres pergjigjen tuaj, Shqiponja.

Shqiponja (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Shqiponja,

Shume shpesh ndodhe qe shtatzenia te perfundoje ne menyren sic te ka ndodhur ty. Ne fakt, nga njeqind qeliza veze te fekonduara lindin vetem 35 bebe, domethene ne 65% te rasteve shtatzenia deshton sic te ka ndodhur ty (ose edhe me vone). Shkaqet e abortit nuk dihen saktesisht, por fajesohen disa faktore si p.sh. crregullimet gjenetike te embrionit (nuk ka te beje me strukturen gjenetike tenden ose te burrit), infeksionet, anomalite e formes se mitres etj. Ne, nuk hulumtojme per shkakun e abortit nese (aborti) nuk perseritet tri here rradhazi (e quajme abort habitual).

Shqiponja, planifikoje nje shtatzeni te re, por paraprakisht fillo te marresh acid folik 400 mikrogram nje here ne dite. Aborti, normalisht nuk shkakton probleme lidhur me mundesine e (mos)mbetjes shtatzene ne te ardhmen. Gjate abortit nuk duhet te traumatizohet shume mitra. Rrallehere, nese vie deri te traumatizimi i shtreses se brendshme te mitres, mund te paraqiten probleme per te mbetur shtatzene, por kjo ndodh shume rralle.

Uroj qe shume shpejt te besh ndonje pyetje lidhur me mbarevajtjen e shtatzenise! Pac fat!

/komuniteti