Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për herë të parë shtatzënë

Dr Mimoza, eshte hera e dyte qe ju pyes dhe qe nga pergjigja qe me dhate se mund te ngelesh shtatzene dhe pa shkuar ne orgazem isha shume me e qete dhe mrekullia ndodhi dhe per mua. Menstruacionet e fundit i kisha me 21 shtator 2011 dhe me 21 tetor bera testin se asnjehere sme kishte shkuar aq gjate i kam pasur gjithmone 26 ose 27 diteshe, testi me doli pozitv. Po nuk po me besohej se nuk kisha ndonje shqetesim dhe te nesermen bleva nje test ketu ne Angli (se di a ka ne Shqiperi) nje test qe te tregon qe je shtatzene dhe sa javeshe je. Dhe ky me doli pozitiv, atehere u kenaqa. Kam lene takim me mjekun po ma kane lene per te premten se ishte e zene po une doja te te pyes se ne test me doli qe jam 3 javeshe, a prish pune po te mos marr acid folik dhe per nje jave, po merrja para se te ngelja shtatzene po kishte dy jave qe i kisha nderprere. Desha te te pyes a eshte normale te kryejme marredhenie seksuale normal dhe a duhet te perdore kondom apo nuk e demton sperma? Me fal qe u zgjata po eshte hera ime e pare dhe dua te di gjithcka. Ndoshta do te te pyes perseri per gjera te tjera. Faleminderit shume!

Anxhela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela

Më vjen shumë mirë për çka më shkruan. Më vjen shumë mirë që ke mbetur shtatzënë dhe uroj që shtatzënia të të ecë mbarë.

Përdorimi i acidit folik, rekomandohet të përdoret deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Meqënëse ke lënë takim me mjekun gjinekolog, pas konfirmimit të shtatzënisë ai do të kërkojë të bësh edhe disa analiza dhe ekzaminime të cilat kanë rëndësi mbi ecurinë e shtatzënisë dhe gjendjes tënde të përgjithshme shëndetsore. Midis tyre, do të kërkohet të konsumosh edhe acidin folik deri në javën e 12-të të shtatzënisë, i cili ka rëndësi të veçantë për tubin neural të embrionit/fetusit.

Nëqoftëse nuk ke asnjë ankesë mbi shtatzëninë, mund të kryhesh normalisht raporte seksuale dhe nuk ka arsye që të përdorësh kondom. E rëndësishme është, që ato të mos kryhen të dhunshme dhe të ndikojnë negativisht në shtatzëni.

Edhe një herë, të uroj gjithë të mirat dhe mund të më shkruash për çdo paqartësi dhe problem që do të të lindë gjatë shtatzënisë. Unë me kënaqësi do të të përgjigjem.

Anxhela (13 vite më parë)
Faleminderit shume doktoreshe, jeni shume e mire. Zoti te bekofte! Jam e sigurte qe do te te pyes perseri ne kohen ne vazhdim. Te uroj gjithe te mirat.

/komuniteti