Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Po ju shkruaj ne lidhje me ciklin menstrual te nena pas lindjes. Kam lindur me operim para 1 muaji dhe dua te pyes se kur duhet te kem ciklin normalisht? Ne te kaluaren kam perdorur qetesues sepse kam patur dhimbje. Nese tani kam po te njejtat simptoma, a ndikojne qetesuesit te qumeshti i femijes? Gjithashtu doja te dija nese mund te perdore kontraceptive ne menyre te rregullt dhe nese edhe keto ndikojne te qumeshti i gjirit?! Faleminderit per pergjigjen.

Joni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Joni

Pas lindjes, menstruacionet vijnë pas kalimit të periudhës së lehonisë e cila zakonisht zgjat 40 ditë. Në qoftëse nëna ushqen fëmijën me qumësht gjiri në mënyrë të rregull, atëherë menstruacionet mund të vijnë edhe deri pas një viti. Të ushqesh fëmijën më mënyrë të rregull me qumësht gjiri do të thotë që fëmija të ushqehet vetëm me qumësht gjiri çdo 6-të orë (duke përfshirë edhe natën) dhe pa përdorur as një lloj ushqimi artificial.

Ka preparate medikamentoze, që kalojnë në qumështin e gjirit. Influencën e tyre pozitive apo negative, mund ta lexosh në fletët shoqëruese të preparatit. Por nëse ke përdorur spazmolitikë apo preparate që kanë përbërje paracetamoli, nuk ndikojnë në qumështin e gjirit.

Gjatë periudhës së ushqimit të fëmijës me qumësht gjiri, nuk rekomandohet që të përdoren kontraceptiv hormonal. Në këto raste, kontraceptivi më praktik është spiralja e cila mund të vendoset edhe menjëherë pas lindjes, kondomët ose kontraceptivët oral që rekomandohen për gratë gjatë periudhës së gjidhënies.

Gjithë të mirat.

/komuniteti