Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosshtimi në peshë gjatë shtatzënisë

Pershendetje e dashur Dr. Mimoza, deshta te ju pyes per shtatzenine time, jam ne muajin e 4 te shtatzenise mirepo nuk kam shtuar peshe fare ne trup, jam e njejte vetem pak barku verehet. Te mjeku qe kontrollohem thote femija eshte mire mirepo une brengosem. Ju faleminderit, pres ndihmen tuaj.

Ylljeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ylljeta

Shtesa e peshës trupore të gruas shtatzënë, varet edhe nga pesha që gruaja ka patur përpara shtatzënisë. Në muajin e katër, që i korespondojnë afërsisht javëve 13-17, shtimi mesatar në peshë duhet të jetë reciprokisht nga 2.35-3.25 kg. Por më e rëndësishme është, që shtatzënia ka ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti