Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ti kuptoj lëvizjet e para?

Pershendetje. Sapo kam hyre ne javen e 20 te shtatzenise dhe pres nje djale. Kam 1 jave qe kam ndiere disa si "pulsime" (teke) pergjithesisht ne fund te barkut. Si ta kuptoj qe femija po leviz? Gjithashtu ju lutem me informoni rreth vaksinave gjate shtatzenise (kur dhe a kane efekte anesore?) Faleminderit.

Soni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Pulsimet që ke ndjerë, mund të jenë edhe lëvizjet e para të bebit. Në këto javë ka ardhur koha të bësh edhe ekografinë morfologjike, paralelisht mjeku do të konfirmojë gjendjen e fëmijës si dhe lëvizjet e tij.

Vaksinat nuk janë të ndaluar të bëhen gjatë shtatzënisë, por duhet të bëhen mbi disa parime.

Është plotësisht e ndaluar të bëhen vaksina me viruse të gjallë si vaksina kundër fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozit, dhe gjithashtu nuk rekomandohet të bëhen vaksina edhe me viruse të trajtuara, gjatë shtatzënisë.

Përjashtim bëhët për vaksiminin e poliomelitit dhe etheve të verdha, ku shtatzënat duhet të vaksinohen nëse gjatë shtatzënisë, udhëtojnë në vënde me rrezik infektimi.

Shtatzënat që kanë kontaktuar me të sëmurë nga fruthi, rubeola ose varicela, duhet të kontrollojnë nivelin e antitrupave në gjak për të përcaktuar nivelin imunologjik. Kur mungojnë antitrupat, aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobulinë.

Për të sëmurë me tuberkuloz, statusi imunologjik kontrollohet me testin e tuberkulinës.

Nëse është konkluduar që shtatzëna rrezikohet nga sëmundje si poliomelit, influencë, hepatit B, tetanoz, difteri, tifo, kolerë, encefalit dhe tërbim, atëherë shtatzënat lejohen që të vaksinohen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti