Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lyerja e barkut

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Jam ne javen e 26 te shtatzenise. A preferohet lyerja e barkut me ndonje medikament ne shtatzeni? A preferohet vizita tek mjeku me shpesh ka fundi i shtatzenise edhe ne raste kur je mire nuk ndien ndonje keqesim te gjendjes?

Amela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amela

Lyerja e barkut në shtatzëni me kremra që mbrojnë nga plasaritjet/striet, është e preferuar sepse e lehtëson dhe siguron një lëkurë të barkut të lëmuar dhe pa stria.

Vizitat tek mjeku gjatë shtatzënisë, bëhen sipas protokolleve që zbatojnë klinikat mjeksore. Për të mësuar më shumë mbi këtë problem të rekomadnoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti