Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frika për aktin e lindjes

Kam frike kur te vije koha e lindjes, nuk di si ta largoj kete frike qe e kam, cfare me sugjeroni?

Leonora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Frika për aktin e lindjes, vjen nga shumë faktor.

Intensiteti dhe madhësia e dhëmbjes, është një faktor i rëndësishëm. Dhëmbja dhe frika, janë të lidhura dhe konsiderohen si pjesë e pandashme e lindjes. Vuajtja dhe dhëmbja, lidhen edhe me funksionin estetik të pamjes së trupit të gruas shtatzënë pas lindjes. Por Leonora, në mjeksinë e sotme dhëmbja e lindjes është e kontrolluar. Edhe kontrolli i pamjes së jashme, është i kontrolluar nga vullneti i gruas në zbatim të rekomandimeve shkencore.

Frika për aktin e lindjes, e ka shoqëruar njerzimin në gjithë historinë e tij. Ndaj ajo është bërë pjesë e jona. Po është e vërtetë, përqindjet u ulta të lindjeve të sukseshme dhe përqindjet e larta të mortalitetin amtar, ishte pjesë e kësaj historie. Mjeksia e sotme ka ndryshuar katërcipërisht. Shkalla e sigurisë në aktin e lindjes, është shumë shumë e lartë.

Lindja e fëmijës, e parë në aspektin e transformimit të identitetit të gruas, është frikë dhe kënaqësi. Jo rrallë, frika më e madhe është realiteti i moskthimit mbrapsh i proçesit të lindjes. Por lindja do ndodhë, dhe gruaja si njeri nuk ka zgjidhje tjetër. E gjitha kjo, shoqërohet me frikë. Dhe së fundi, lindja e transformon gruan në rolin edhe të nënës, duke krijuar përsëri frikë. Dhe mendimi i gruas shkon tek përballimi i situatës që po vjen, duke shtuar edhe pyetjen “a do nderohem tek familja, burri, vjerra, të afërmit, shoqet, shoqëria etj”. Leonora, e për çfarë duhen thashethemet e të tjerëve?

E nderuara Leonore. Largoje mëndjen nga akti i lindjes, nga frika për aktin e lindjes.

Largoje mëndjen nga ajo që po ndodh në organizmin tënd dhe lëre trupin të ndjekë ritmet natyrore dhe spontane. Në fund të fundit, përqëndrohu tek ajo që do ndodhi. Ti do lindësh një fëmijë. Sa shumë i rëndësishëm është ky moment, për jetën tënde dhe të familjes që ke krijuar. Lindja e fëmijës është momenti që konkludon procesin krijues të vazhdimësisë së jetës. Tashmë të takon ty, ti flasësh dhe ta përkëdhelësh bebin tënd që është gati për të dalë në jetë. Kaq do të mjaftoj ty dhe çdo nëne tjetër në botë, që ta hedhë tutje frikën e kuptojë që ky është një nga ndodhitë më të bukura të jetës.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur.

Shkendie (9 vite më parë)
Ju lutem e kam vajzen 7 vjeqe ne vitin e kalum ne korrik kan fillu ndrrimi dhembeve ne fillim i kan ra dy te nalt perpara pastaj i kan ra 2 posht e keshtu me rrall po te gjith dhembet i kan dal qka i kan ra po dy te perpara nalt nuk i kan dal ende qe dy mun i eshe aj mishi sikur dojn mi dal po ende ska asgje e desha te ju pys mundet me ndodh e duhet me vizitu dentistin apo ndodh edhe te dikush apo te te gjith faliminderit

/komuniteti