Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 26 deri me tani nuk kam pasur kurrfare problemi, po tash kam kruarje vaginale dhe dhembje gjate marredhenieve seksuale, jo shume shpesh, kish pas deshire me dite ku eshte problemi dhe cka te perdori, dhe mos eshte keq per beben? Flm pres pergjigje Linda.

Arlinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Fillimisht të rekomandoj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun e kruajtjes që të shqetëson. Trajtimin medikamentoz mos e neglizho, sepse infeksionet vaginale nuk janë të favorshme për ecurinë normale të shtatzënisë.

Për të mësuar dhe kuptuar përse vijnë dhimbjet gjatë aktit seksual, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti