Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjatësia e ciklit

Doktoreshe pershendetje, desha te pyes se a eshte normale se une gjithmone kam ciklin nga data ne date, psh nese e kam pas me 9 tetor tash do ta pres me 9 nentor dhe jam ne medyshje si ta kalkuloj ne kalkulatorin tuaj, ku thote gjatesia e ciklit 28 dite, une a duhet te llogaris te gjitha ditet nga 9 deri me 9 te muajt tjeter? Faleminderit per pergjigjjet tuaja, jeni shume e mire qe na informoni pa pertese.

Lora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lora

Edhe menstruacionet me kohëzgjatje deri në 30-31 ditë, quhet normale dhe mundësia për shtatzëni ekziston. Nëqoftëse do të dish se kur janë ditët e ovulacionit, atëherë duhet të matësh temperaturën bazale.

Në fazën e parë të ciklit që quhet faza folikulare ose paraovulatore, progesteroni në qarkullim është në vlera të vogla, kështu që temperatura mbetet e ulët. Pas ovulacionit që quhet faza luteale ose pasovulatore, vlerat e progesteronit rriten, dhe temperatura e trupit bazal rritet dhe mbetet më e lartë se vlerat në fazën paraovulatore, deri në periudhën e ardhshme menstruale.

Ndërtoje grafikun e temperaturës bazale në një ose dy cikle menstruale, për të ditur ditët e mundshme të ovulacionit pavarësisht kohëzgjatjes së tyre dhe ti përdorësh ato për të bërë të mundur fillimin e një shtatzënisë. Matja e temperaturës, fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes (e zakoneve). Rekomandohet që temperatura të matet në mëngjes, pasi të jenë bërë mbi 4-5 orë gjumë.

Një mënyrë tjetër e gjetjes së ditëve të ovulacionit, është vlerësimi i trashësisë/viskozitetit të sekrecioneve vaginale. Në ditët e ovulacionit, sekrecionet vaginale bëhen më të qartë dhe më pak viskozë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti