Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tab. Klomifen edhe Dubraston

Pershendetje, qe dy vite jam e martuar dhe kam provuar qe atehere te mbetem shtatzene, qe dy muaj kam pasur gjakderdhje dhe bera nje kontrolle me ultraze, mjeku me tha qe jam shtatzene bera edhe test te urines me dul pozitiv, kam perdorur tableta per ruajtjet e frytit dhe ineksione pas javes te 5 prape bera kontrolle mjeku me tha qe ke abortu, pas nje muaji me rekomadoi klomifen nga dita e 5 e ciklit ndersa nga dita e 16 Dubrason por nuk mbeta shtatzene, me kane thene se jam shume mire. Ju kisha lut te me tregoni ku mundet me qene problemi? Flm.

Florentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Të kërkosh shtatzëni pas një aborti, nuk është mirë. Shkaqet e aborteve janë të shumta, dhe duhet që fillimisht të gjendej shkaku përse ndodhi aborti e pastaj të mendohej për shtatzëni. Tre muaj pas abortit duhet të bësh HSG (histero-salpingo-grafi) për të vlerësuar kalueshmërinë tubare, ekografi në ditët 14-16 për të vlerësuar ovulacionin dhe analizë të spemogramës. Pas konsultimit më këto ekzaminime, dhe me vizitën gjinekologjike, mjeku gjinekolog do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

Florentina (13 vite më parë)
Flm per pergjigjje, une kam qene dje te mjeku dhe tha qe te bej vetem burri spermogramin ndersa mu me dha tab. vaginale alkagin dhe tab. cyclo-progynova dhe me tha qe kam infeksion urinar, ku tani kam fillu me perdore tab.tri dite azitre, por kisha pas deshire qe te me tregoni a eshte e demshme qe perdori shume tab. per hormone? Ju pershendes.

/komuniteti