Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale

Pershendetje Dr. Mimoza, vuaj shume nga sekrecionet vaginale, jam 27 vjec dhe kam dy femije, kam 2 muaj qe kam lindur femijen e dyte dhe perseri me kane filluar sekrecionet, me thoni se cfare mund te perdore ndonje medikament?

Artenisa Biba (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artenisa

Ndryshimi i sekrecioneve vaginale në sasi, ngjyrë, erë dhe pehash, tregojnë mundësinë e pranisë së një infeksioni vaginal. Unë të rekomandoj që të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale për ta përjashtuar këtë mundësi. Në të kundërt, duhet të bësh edhe një kulturë për të përcaktuar diagnozën dhe antibiograma do të sygjeroj medikamentet më të përshtatshëm për të stabilizuar situatën e ambjentit vaginal.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti