Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime pas lindjes

E nderuar doktoreshe, jam bere merak sepse une kam lindur natyralisht ka 2 muaj posa kalova periudhen e lehonise, po bej 2 here qe me kane ardhe menstruacionet, une qe ne fillim e deri tani po e ushqej femijen me gji. Si ka mundesi qe te me vijne menstruacionet? A eshte ndonje problem qe duhet te shqetesohem? Ju falenderoj per pergjigjet.

Elda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Elda

Pas lehonisë, ardhja e menstruacioneve është normale. Ti mund të ushqesh apo e ke ushqyer fëmijën me gji, por mundet që diku edhe të mos jenë zbatuar rregullat rigoroz të ushqyerjes me gji. Megjithatë unë mendoj se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. E rëndësishme është që ti vetë, të provosh që gjakrrjedhja është pjesë e ciklit menstrual dhe për këtë prit ardhjen e tyre në kohën e pritshme. E rëndësishme është edhe ruajtja nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj të rekomandoj që të përdorësh një metodë të planifikimit familjar.

Duke i uruar shëndet fëmijës tënd, të përshëndes edhe ty.

/komuniteti