Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotikët gjatë shtatzanisë

Jam ne muajin e nente, ka 10 dite qe jam me grip dhe nuk po me kalon a guxoj te marr ndonje antibiotik a eshte i demshem per bebin? mos t`harroj ta ceki kam kolle i cili me mundon shume dhembje trupi dhe me shkojne hundet, ju lutem nese keni mundesi te me pergjigjeni sa me shpejt flm per mirekuptim;

Lea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Megjithëse ndodhesh në muajin e fundit të shtatzënisë, për të kaluar gjendjen gripale, mund të përdoren disa lloj antibiotikësh të spektrit të gjërë siç janë ampicilina, amoksicilina etj.

Marrjen dhe përdorimin e antibiotikëve, ta bësh vetëm pasi mjeku i familjes t’i përshkruaj ato në recetë.

Të uroj shërim shumë të shpejtë dhe për më shumë të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti