Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përpara konceptimit

Pershendetje doktoreshe. Jam 27 vjeqare, jam martuar dhe se tash planifikojme femije. Ju lutem te me tregoni kur eshte koha me e pershtatshme per te mbetur shtatzene? Falemnderit shume.

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Urime për vendimin që keni marrë. Në fakt janë disa kushte ose sëmundje të panjohura të cilat të paparandaluara ose të patrajtuara mund të krijojnë probleme në lidhje me fillimin e shtatzënisë ose me vetë shtatzëninë. Ndaj është e rëndësishme, që përpara konceptimit çifti duhet të konsultohet me specialistët.

Gjatë konsultës, gjinekologu do kërkojë të dijë edhe historinë mjeksore familjare dhe personale. Disa nga sëmundjet apo problemet shëndetsore të nënës mund të jenë edhe të trashigueshme. Disa të tjera janë individuale. Gjithashtu mjaft e rëndësishme është edhe gjëndja shëndetsore e bashkëshortit. Ekzaminime të rëndësishmë për t’u kryer përpara fillimit të shtatzënisë janë:

- Grupi i gjakut dhe faktori Rh (edhe për burrin). Ekzaminimi komplet i gjakut dhe ekzaminime specifike serologjike plus elektroforeza e hemoglobinës.

- Harta gjenetike dhe sipas rastit disa dozime hormonale.

- Testi i rubeolës, nëse gruaja nuk rezulton e imunizuar kundrejt rubeolës duhet bërë vaksinimi dhe të shtyhet së paku tre muaj fillimi i shtatzënisë.

- Testi për zbulimin e antikorpeve anticitomagalovirus (anti CMV). Edhe pse nuk ka vaksimin për këtë sëmundje është mirë të njihet gjëndja imunitare e gruas përpara konceptimit.

- Testi i toksoplazmozës. Toksoplazmoza është sëmundje parazitare që në subjektet e shëndosha nuk jep asnjë shenjë, por mund të jetë e rrezikshme për fetusin. Nuk ekziston një vaksinim dhe për ta evituar infeksionin, gruaja duhet përpara se të mbesë shtatzënë të evitojë kontaktet me macet (që mund të jenë portator të parazitit dhe të evitojë ngrënien e mishit krudo ose pak të pjekur, sallamet vegjetale krudo dhe sidomos të palara mirë).

- Vizitë, kontroll dhe mjekim tek stomatologu.

- Spermograma tek mjeku androlog.

Përpara fillimit të shtatzënisë, këshillohet gjithashtu mos përdorimi i ilaçeve pa këshillën e mjekut. Nuk duhet përdorur pijet alkoolike dhe duhani. Tek pacientet obezë, sygjerohet reduktim i peshës së trupit për të ulur rrezikun e shfaqes së diabetit apo hipertencionit të shtatzënisë.

Përshkrimi i suplementit me acid folik (vitamina B9), në periudhën përpara se të ndodhë shtatzënia dhe në tremujorin e parë, ul rrezikun që fetusi të paraqesë difekte të tubit neural në trajtën e deformimeve si spina bifida dhe mielo meningocela.

Të gjithë problemet për të cilat folëm më lart, janë të rralla dhe ndoshta mund të mos ndodhin tek ty, për më tepër për të qënë shkak i mos mbetjes shtatzënë.

Një këshillë mbi kohën e kryerjes së aktit seksual me mendimin për të mbetur shtatzënë. Duhet gjetur koha e përshtatshme, e cila për menstruacionet normale me cikël të rregullt prej 28 ditësh, është rreth datës 14 nga nga dita e parë e fillimit të ciklit. Çifti nuk duhet të kryej marrëdhënie seksuale deri para 72 orë, për shkak se kjo është koha optimale e formimit dhe pjekjes së plotë të spermatozoidëve.

Dhe së fundi Anda, largoje stresin. Nëse të gjitha analizat janë normale, atëherë me siguri edhe ti do bëhesh me fëmijë.

/komuniteti