Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi

Dr. desha tu pyes kam bere analiza hormonale me kane dale keto rezultate ne diten e trete te ciklit FSH 6.32, LH 5.33, Prolaktini 13.6 dhe Estradioli 21.2 kurse ne diten e 14 te Cm kam keto  rez. FSH 7.11 LH 11.0 Estradioli 37.2 Per diten e 21 akoma si kam bere, me keto rezultate a kam gjasa te mbes shtatzene nese jo cfare me sugjeroni? Flm

Mirsa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Me analizat edhe të ditës së 21-të, është e mundur një përgjigje mbi mundësinë e mbetjes shtatzënë. Dhe këtë më mirë e bën mjeku, që ka kërkuar kryerjen e tyre. Ai duke u mbështetur edhe tek vizita gjinekologjike apo edhe çdo analizë e ekzaminim tjetër, konkludon mbi mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Uroj të mos keni probleme shëndetsore, që bëhen pengesë për fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti