Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni umbelikal për rreth qafës

E nderuara doktoreshe... Jam e interesaur te di nese kordoni rreth qafes eshte ndonje problem per zhvillimin e bebes ose me konkretisht a ka ndonje rrezik te ngulfatjes kur dihet qe beba qysh ne javen e 25 e ka veq kordonin rreth qaftes....?

Mimoza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kordoni umbelikal për rreth qafës, për javën që referon nuk është problem. Pas javës së 34 e më tutje të shtatzënisë, kohë kur vendoset pozicioni përfundimtar i fetusit, kordoni për rreth qafës paraqet problem sidomon gjatë proçesit të lindjes.

Situatën tuaj kujtoja mjekut sa herë që kontakton me të. Kur të paraqitesh për lindje, bëja të ditur këtë problem mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes. Në kohën e duhur, ai do të dijë si të veprojë.

Uroj të keni një ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti