Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Flm per mundesine qe na keni ofruar. Desha te pyes, une kisha infeksion gjate shtatzanise ne javen 30, mora antibiotike nga mjeku Cefalexin 7 dite, me tha qe ti bej prape analizat pas 6 jave perseri doli infeksion, perseri me dha antibiotike te njejte 3 here ne cdo 6 jave! ne heren e fundit tha qe e analizat i kam pak me mire dhe nuk me dha me antibiotik me tha qe ti bej edhe njehere per here te fundit analizat sepse tani jam ne javen 34, a ka mundesi qe e ka tepru me antibiotik mos i bejne dem femiut hapat ose infeksioni? Ju flm.

Erita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shumë infeksione në shtatzëni nuk janë shqetësuese dhe është e rëndësishme të kufizohen trajtimet e panevojshme gjatë saj. Disa infeksione mund të jenë të dëmshme për nënën, për fetusin ose për të dy. Por rastet e tilla janë të kufizuara. Infeksionet klasifikohen në infeksione që ndikojnë në shtatzëni dhe infeksione që nuk ndikojnë në shtatzëni.

Infeksionet e traktit urinar, janë infeksione që ndikojnë në shtatzëni. Zakonisht analizat e urinës e tregon praninë e infeksionit urinar dhe fatmirësisht këto infeksione janë lehtësisht të trajtueshme në pjesën më të madhe të rasteve, me një kurs prej 5-7 ditë me antibiotikë të gjeneratës së parë dhe të dytë. Trajtimi me antibiotikun cefalexin, nuk influencon tek fetusi.

Uroj të lindni një bebe të shëndetshme.

/komuniteti