Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pucerr ne qafen e mitres

Pershendetje doktoreshe Mimoza. Dua te di mendimin tuaj se si te veproj.Motra imi beri vizite vaginale dhe gjate vizites doktoresha i pa nje pucer ne qafe te mitres dhe i tha se duhet hequr me djegje se po e le ka rrezik me u shfaq per tumor.Si quhet kjo pucra ne gjuhe mjekesore dhe a mund te dallohet ashtu me sy te lire? Motra ime ka pas bere dhe abort para ca muajsh dhe i tha qe ky mund te jete shkaku i abortit.e ka pasur blight ovum.tani ajo dyshon per shtatezani prape kete muaj.Si te veproj.a duhet te bej pap test a ta heqi pucren me djegje?

Nefisa E (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nefisa

Puçra në qafën e mitrës quhet në gjuhën mjeksore “erosion portio vaginalis colli uteri”. Shkaku mund të jetë si rezultat i pranisë së një infeksioni vaginal të pa trajtuar që mund të jetë shkak edhe për një abort spontan. Por një shkak tjetër mund të jenë ndryshime para agresive të shkaktuara në 90% të rasteve nga virusi HPV. Për të gjetur arsyen e mundshme, duhet të bëhet Pap-testi nga përgjigja e të cilit mjeku do të orientohet për të dhënë trajtim konservativ apo për të bërë diatermo koagulim ose si quhet ndryshe djegie. Nëse shtatzëni është e pranishme, nuk rekomandohet ndërhyrja me djegie, por vetëm ndjekje e kujdeshme dhe pas lindjes të veprohet sipas shkakut.

Gjithë të mirat.

Nefisa E (11 vite më parë)
Faleminderit shume doktoreshe mimoza per pergjigjen.Je shume e mira! Ke kohe qe na ndihmon me pergjigjet tona.Te vleresoj shume per mundin qe po jep per ne!

/komuniteti