Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje doktoresha dhe pune te mbare! Jam ne fund te javes 39 fillim te javes 40 te shtatzanise dhe kam nje hapje te lehte prej 1.5 cm dhe mjeku me ka rekomanduar qe ne diten e marte te javes tjeter te bejme nje lindje te detyruar nese une nuk kam lindur sepse cerviksi eshte i drejtuar nga poshte. Mund te me sjelle kjo gje probleme gjate lindjes? Faleminderit!

Besa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Gjatë aktivitetit të lindjes, cerviksi gjithmonë vjen në qëndër. Ti duhet të dish se, përpara fillimit të stimulimit të lindjes, bëhen dy teste të rëndësishme. Njëri është non stress test dhe tjetri stress test. Testet tregojnë, se si reagon fetusi në rast se stimulohet lindja. Mjaft i rëndësishëm është ekzaminimi ekografik, për të vlerësuar madhësinë e bebit, pjesët prezantuese, likidin amniotik, dhe fluksimetrinë (funksionimin e vazat të gjakut që furnizojnë me gjak bebin). Vetëm pas këtyre ekzaminimeve të rëndësishme, mund të konkludohet nëse duhet stimuluar ose jo aktiviteti i lindjes.

Të uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti