Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qimet në gjinj tek shtatzënat

Pershendetje dr. Mimoza. Jam shtatzene tani ne javen e 21-te. Kur kam qene ne javen 12-te i kam verejte se qimet kane fillu te me dalin ne gjinje. Me heret nuk kam pasur kete problem, ndoshta kam gabuar i kam hjek me kremat e depilimit mirepo tani me jane dale qime te zeza. A eshte normale kjo ne shtatzeni, si dhe pse kane dale, kur une me heret nuk kam pasur?! Lexova nje pergjigje qe keni dhene me heret: 'Piloziteti (qimet), ndodh tek femra me nivel të lartë testosteroni. Për të përmirësuar situatën, duhet të vlerësohen hormonet dhe të korrigjohen me trajtim medikamentoz.' Ju lutem me tregoni se a duhet te pres deri te lindi apo mundem te bej vleresimin e hormoneve edhe tani? A ka mundesi qe pas lindjes keto te hiqen e te mos dalin me? Ju lutem jam shume e shqetesuar, andaj edhe pres pergjigje nga ju. Ju falemnderit shume per ndihmen tuaj. Me te mira, Nita.

Nita Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Rritja e shumtë dhe e shpeshtë e qimeve te femrat, quhet Hirsutizëm dhe është pasojë e prodhimit të tepërt të hormoneve seksuale mashkullore (testosteroni). Tek gratë, ky hormon në përgjithësi prodhohet në sasi të vogël në vezore dhe gjëndrat mbiveshkore. Kështuqë, hirsutizmi mund të paraqitet si një manifestim i sëmundjes së veshkave ose gjëndrave të vezoreve.

Të rekomandoj që të kalosh shtatzëninë dhe më pas nëse shqetësimi qëndron, paraqitu tek mjeku për të përcaktuar nivelin e hormoneve dhe hetuar se cilat organe mund të kenë çuar në prodhimin e hirsutizmit.

Qimet e tepërta mund të hiqet përgjithmonë me elektrolizë ose lazer. Por unë do të rekomandoja uljen e peshës trupore, sepse humbja e peshës ul shkallën e hirsutizit. Nuk rekomandohet të përdorësh hormone mashkullore, përveçse kur përshkruhet nga mjeku.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ola (12 vite më parë)
Pershendetje, Une kam nje shqetesim pasi kam nje sasi te larte qimesh ne fytyre, jam mundura ti heq me seanca lazeri por nuk pakesohen per nje periudhe te shkurter kohe dhe me dalin serish, bera analizat dhe dola me sasi te larte testosteroni. Ju lutem doktoreshe mund te me thoni se me cfare mjekimi reduktohet testosteroni , pasi mjeket me thone se duhet te perdor kontraceptiv, gje e cila nuk me duket shume e llogjikshme. Faleminderit

/komuniteti