Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i tabletave në shtatzëni dhe cistet

E nderuara mjeke, une jam 5 jave shtatzene dhe deri para disa ditesh kam perdorur tableta Paroksetin per qetesim. Keto tableta i kam pire 3 muaj radhazi deri se e kam verejt shtatzenine. A eshte e rrezikshme kjo dhe a mundet te kete pasoja? Dhe nje pyetje tjeter ne lidhje me cistat. Mjekja me tha se kam 3 ciste ne mes te mitres a mundet te jete rrezik kjo dhe si te veproj? Faleminderit shuume.

Ajshe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Nuk rekomandohet administrimi i paroxetine në gratë shtatzëna, sidomos gjatë tremujorit të parë. Përdorimin e preparatit, tregoja mjekut që ndjek shtatzëninë.

Kistet formohen në vezore, ndërsa në kavitetin e mitrës formohen fibromiomat. Dua të di se kush është problemi yt, sepse nuk e kuptova.

Gjithë të mirat.

/komuniteti