Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecion me ngjyrë të bardhë

Pershendetje Dr. Shpresoj qe jeni mire, desha te ju bej nje pyetje: kam lindur qe 3 muaj, gjithcka ishte ne rregull, por qe 3-4 dite, naten kam kruarje tek organi gjenital dhe kam sekrecione te bardha pa ere. Per cfare mund te behet fjale, jam bere shume merak? Flm gjithe te mirat.

Kosovarjaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Shenjat tregojnë praninë e infeksionit të mykut. Nuk është për tu shqetësuar, po mirë do ishte që diagnoza të konfirmohet me analiza dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, ku antibiograma do përcaktonte medikamentet më fikasë.

Të uroj shërim të shpejtë.

Kosovarjaa (13 vite më parë)
Doktoreshe,a mjafton analiza e urines per te konstatuar se ka infeksion, apo duhet te behet edhe ndonje analize vaginale? Sepse analiza e urines me doli mire?

/komuniteti