Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 32 te shtatzenise, deri tani kam shtuar 10 kg ,peshoj 61 kg tani. Perpara 2 javesh ne eko mjeku me tha se peshonte mesatarisht 1600 g bebi. Mjeku me ka thene se duhet ta kontrolloj peshen sepse kam shtuar shume. Ne te vertete nuk ndjehem e shendoshur pervec barkut qe eshte rritur normalisht nuk mund te thuhet shume i madh per javet qe kam, nuk e di si shpjegohet pesha ime?

Ilva (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilva

Në javën e 32-të të shtatzënisë, rritja mesatare e peshës amtare duhet të jetë 7.75 kg, ndërsa pesha fetale duhet të jetë mesatarisht 1.8 kg. Në përgjithësi gratë me peshë të vogël trupore para shtatzënisë, shtojnë edhe deri në 18-20 kg deri në fund të saj, ndërsa gratë me peshë të madhe trupore para shtatzënisë mund të mos shtojnë asnjë kilogram peshë deri në fund të saj. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe zhvillimi e treguesit jetësor të fetusit të jenë normal.

Megjithatë, kontrollet mjeksore duhet të jenë të vazhdueshme dhe për çdo shqetësim apo problem që ndjen, duhet të njoftosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti