Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e pritjes

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene 37 jave e 6 dite, dje isha per kontrollin e javes per vizite tek gjenekologu im me vune rripat per te degjuar femijen gjate kohes qe po rrija duke matur me aparaturen rrahjet e zemres se bebit une humba ndjenjat me pas me bene kontroll nga poshte dmth me dore. Sot kur u ngrita kam rrjedhje gjaku ne ngjyre kafe dhe dhembje barku sikur do me vijne periodat, dje gjithashtu dhe sot kam shtergime barku te lehta kjo eshte shtatzenia e dyte me te paren kisha lindje normale. Femija nuk ka zbritur ende dhe une jam hapur shume pak. Pres me ankth nje pergjigje ju lutem. Ju faleminderit.

Madalena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Madalena

Ndjenja që ke patur gjatë monitorizimit të fetusit me kardiotokograf, justifikohet nga pozicioni që ke marrë gjatë ekzaminimit. Sekrecionet kafe, janë si rezultat i vizitës gjinekologjike pasi mjeku gjinekolog ka bërë shkolitje të polusit të poshtëm të “vezës”, me qëllim për të shpërthyer aktiviteti i lindjes. Dhimbjet e lehta që ankon të mesit dhe fundit të barkut, vijnë nga ekzaminimi dhe tregojnë se ka qënë efikas. Gradualisht do të vijnë duke u shtuar dhe shumë shpejt do të filloj aktiviteti i lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti