Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi familjar, sterileja

Kam 4 jave qe kam lindur, lindje normale para se te ngelja shtatzane kisha sterile por dua ta vendos perseri kur eshte koha me e pershtatshme?...Faleminderit

Eni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni.

Vendosja e sterilesë, mund të ishte bërë direkt pas lindjes, meqë kanë kaluar 4 javë nga lindja, vendoset pas ditës së 45-të të pas lindjes. Kjo është periudha e përshtatshme që i duhet organizmit për t’u rikthyer në gjendjen normale të para lindjes. Sterileja vendoset në kohën e ardhjes së menstruacioneve të para pas lindjes, ditën e 4 të ciklit menstrual.

Eni. Të përgëzoj që ke zgjedhur një nga metodat e planifikimit familjar, për të kontrolluar numrin e lindjeve.

Në rubrikën “Perinatologjia”, do të gjesh materiale që tregojnë më shumë mbi planifikimin familjar.

/komuniteti