Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida albikans

E nderuar


Kam pasur abort spontan ne javen e 6 te shtatzanise, pas abortit ne analiza ka dal kandida albikans, ku per terapi me eshte caktu neopenotran dhe vitagyn c... a mundet me qene shkak i abortit kandida albikans dhe deshta ta di mendimin tuaj sa kohe duhet te pushoj per te provuar te ngelem prape shtatzene?...aborti ka qene spontan...Flm shume.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Kandita albikans në përgjithësi ekziston normalisht sidomos në organet gjenitale. Në kushte specifike ato paraqiten si kandidozë. Prania e tyre, nuk është vërtetuar si shkak për abort.

Për të rinisur një shtatzëni të re, në praktikën time rekomandoj që minimalisht duhen pritur së paku 6-të muaj. Gjatë kësaj kohe konsultat mjeksore gjinekologjike, të shoqëruar me një sërë vizitash dhe ekzaminimesh laboratorike, duhet të realizohen për të pregatitur një organizëm optimal. Nuk është e këshillueshme, që shtatzënia të fillohet në kushtet e infeksioneve qofshin ato më të thjeshtat. Në rastet e aborteve me shkaktar të pa vlerësuar, është e rekomanduar që të kryhen edhe analiza gjenetike. Gjthashtu është i këshillueshëm edhe kontrolli mjeksor i partnerit, ky përfshihet spermograma e të tjera analiza.

Jeta, në rubrikën përgjigjet gjinekologia, mund të gjesh materiale të tjera me interes për problemin që interesohesh.

/komuniteti