Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Masazhi i gjinjëve gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr.Mimoza, kam degjuar qe pas lindjes qe te kesh me te lehte ushqyrjen me gji te femiut duhet qe gjate shtatzanise te behet nje masazh e gjinjeve, sidomos majeve (qe te mos vije deri te forcimi i gjinjeve-majeve). Deshiroj te di me shume per kete nese eshte e vertet! Faleminderit, suksese.

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në muajin e fundit të shtatzënisë, gruaja fillon të përgatisë gjinjtë për laktacion. Përgatitja konsiston në masazhin e gjirit për të rritur qarkullimin e gjakut, gjë e cila më vonë do të jetë faktor pozitiv për qarkullimin lirshëm të qumështit në kanalet e gjirit.

Masazhi i gjirit bëhet në këtë formë; kapet njëri gji me të dyja duart. Gishtat e mëdhenj, vendosen në pjesën e sipërme të gjirit dhe pëllëmbët mbajnë pjesën e poshtme. Të dyja duar rrëshqiten në drejtim të thithit, me kujdes, pa sforcim dhe pa e bërë të dhëmbshme rrëshqitjen. Ky ushtrim, bëhet çdo ditë për rreth 15 -20 herë për sejcilin gji.

Rrotullimi i thithit të gjirit realizohet në këtë formë; me gishtin e madh së bashku me dy gishta të tjerë pasardhës, kapet thithi i gjirit. Rrotullohet një herë në një krah dhe një herë në krahun tjetër, pa sforcim dhe pa e bërë të dhëmbshme rrotullimin. Ushtrimi përsëritet për të dy gjinjtë, rreth 1 minutë çdo ditë.

Edhe një herë, ushtrimet kryhen nga shtatzëna jo më parë se java e 36-të e shtatzënisë.

Nita, për më tepër informacion kliko në rubrikën perinatologjia. Aty do të gjesh disa artikuj më shumë interes për gjirin dhe qumështin e gjirit.

Artenisa Arte (7 vite më parë)
Shum veshtir eshte sado qe ruhesh mos gabosh serish te rri mendja mos kam gabuar Zoti na ndihmoft
(12 vite më parë)
Une nuk kam qene imune ne toksoplasmoze, shume me ka ardh veshtire me u rujt, mirepo dashurija e madhe per bebin, me ka lene te mos e thyej as edhe nje rregull te vetme

/komuniteti