Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet në fund të barkut

Doktoreshe, jam shtatzene, dhe nganjehere me dhemb fundi i barkut, a eshte gje normale kjo?

Gentiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana.

Ti nuk ke treguar të dhëna të domosdoshme, që të jap konkluzion mbi dhëmbjen që ndjen në fund të barkut.

Dhëmbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë mund të vijnë nga zmadhimi i mitrës si rezultat i shtatzënisë, mund të jenë një nga shenjat klinike për rrezik aborti apo rrezik lindje parakohe. Gjithashtu, ato mund të lidhen edhe infeksionet urinare apo infeksionet gjenitale që shoqërojnë shtatzëninë.

Prandaj Gentiana paraqitu tek mjeku, që me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime, të zbulojë shkakun e dhëmbjes që ndjen në fund të barkut. Duke gjetur shkakun, është i mundur trajtimi për të shmangur pasojat jo të këndshme.

Besoj Gentiana, se kam qënë e kuptueshme për ty.

/komuniteti