Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale të urinosh në kohën e ovulacionit?

E kam verejtur qe disa muaj qe po urinoj 3,4 dite kur jam ne mes te ciklit dmth afer ovulacionit. Kam pyetur doktorin me ka thene qe eshte normale, se veza ben presion per me pelcit. Me heret nuk mbaj mend qe me ka ndodh keshtu, disi spo me duket e logjikshme te urinoj ne kohen fertile... A eshte normale doktoreshe apo mund te kem cfare infeksioni qe lajmerohet ne kohen e ovulacionit? Dhe qe disa muaj kam verejtur nuk kam mukus cervikal?!

Duce (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Problem që ankon, nuk ka lidhje me ovulacionin. Bëj një analëzë dhe kuturë të urinës, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së një infeksioni urinar.

Për të gjetur shkakun e ndryshimeve në mukusin cervical, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale pasi mund të jetë i praishëm një infeksion, që mund të jetë shkak i prishjes së mukusit cervical.

Gjithë të mirat.

/komuniteti