Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 29 te shtatzenise dhe jam e shqetesuar diteve te fundit per arsye se kam pasur levizjet e bebit mjaft te shpeshta por ka dy dite qe bebi i ka pakesuar levizjet. Ka levizje por jo aq te forta sa i kishte para tri diteve. Para 4 diteve kam bere kontrolle te gjinekologu dhe gjithcka ka qene ne rregull por pas kontrolles e kam verejtur qe levizjet jane me te lehta?! Ju faleminderit.

Mimoza Abazi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Lëvizjet e bebit herë janë të shpeshta dhe të forta ose të lehta dhe herë janë të ngadalta dhe të lehta ose të forta. I rëndësishëm është konstatimi i mjekut se shtatzënia është normale, prandja nuk ka vend për tu shqetësuar. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, lëvizjet e bebit do të bëhen më të forta dhe më të vrullshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti