Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me jashtëqitje pas lindjes

E nderuar doktoreshe, kam lind para 5 javesh vajzen, mirepo qe 3 jave kam problem me jashteqitje, kete problem nuk e kisha as gjate shtatzenise as ne 2 javet e para pas lindjes. Kam pas lindje normale me nje prerje 3 cm. Vajzen e kam ne gji. Pres me padurim pergjigjjen tuaj.

Leonora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora

Problemet e jashtëqitjes pas lindjes, mund të jenë nga shkaqe të ndryshme. Mundet, nga mos mbyllja e plagës së laceracionit perineal, që mund të ketë dëmtuar edhe muskujt rektal. Mundet, nga prishja e konsumit të dietës me fibra dhe jeshillëqe, duke çrregulluar lëvizshmërinë e zorrëve të holla dhe të trasha.

Këto mundësi dhe të tjera duhet të konfirmohen nga mjekët gjinekolog dhe gastroenterolog.

Të uroj të stabilizohesh sa më shpejt të jetë e mundur.

/komuniteti