Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrezik lindje parakohe

Doktoreshe, jam Buleza nga Kosova. Jam 26 vjeqare dhe jam ne javen e 34 te shtatzanise, deri me tani nuk kam pasur ndonje problem edhe pse kam qene gjate gjithe shtatzanise me menstracione te bardha por mjeku nuk me ka thene diqka per kete kam perdore hapa ne vagine por prape njejte, problem tjeter jo. Mirepo tash nga java e kaluar kam dhimbje ne fund te barkut, mjeku me ka thene qe 2 cm jam hapur per lindje. Çka mendoni ju per kete, a mendoni qe eshte diqka shqetesuese? Ju pershendes.

Buleza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Buleza.

Një nga shenjat e infeksioneve vaginale, është shtimi i sekrecioneve të bardha. Ato ndryshojnë në sasi, ngjyrë dhe erë. Nëse nuk mjekohen, ritin rrezikun për lindje parakohe. Përse e ke lënë veten deri këtu?

Dhimbja në fund të barkut dhe hapja e qafës së mitrës prej 2 cm, në moshën e shtatzënisë që referon, tregon për rrezikun e lindjes parakohe. Me trajtim medikamentoz dhe rregjim gjatë kohës së mbetur, mundet që lindja të shtyhet deri pas javës së 37 të shtatzënisë.

/komuniteti