Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e lindjes së bebit

Deshiroj te dije se si jane shenjat e para te lindjes se bebit dhe dhimbjeve ne fillim?

Majlinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi.

“Plasja e ujrave”, është shenja e dytë e fillimit të aktivitetit të lindjes. Rrjedhja e këtij, lëngu ndodh pa u ndjerë. Pa tapën mukoide dhe me ujra të plasura, shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë pa pasur kontraksione. E vetma mundësi, është infeksioni në rastet kur mungon higjena personale. Lajmërimi i mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes, është i domosdoshëm.

Nëse afrohet kalimi i 24 orëve, shtatzënat duhet të drejtohen menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes.

Si shenjë të tretë, janë kontraksionet. Kontraksionet fillojnë si një forcim i barkut, të shoqëruar me rëndim në fund të tij. Kohëzgjatja e kontraksioneve dhe intervali midis tyre, i bëhen të njohura mjekut. Në këtë fazë, frymëmarrja dhe frymënxjerrja me gojë apo me hundë, ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit.

Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.

Shpresoj se kam qënë e vlefshme në shpjegim.

/komuniteti