Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Pershendetje doktoreshe, jam nje femer 21 vjece dhe pres bebin tim te pare, kam disa shqetesime rreth grupit te gjakut, kam bere pyetjen edhe tek doktori Memli po nuk kam marre pergjigje dhe shpresoj se ju do te me ndihmoni sado pak ndoshta dhe te me qetesoni. Problemi im eshte se une kam gupin e gjakut B negativ dhe kur kam qene muajin e kaluar tek mjeku me ka thene se duhet te marre nje ineksion me antitrupa nuk e di se cfare eshte kjo a duhet ta marre patjeter a do te kem ndonje problem tash apo gjate lindjes nuk kam te qarte asgje, llafet e tjereve me shqetesojne shume thone se do te kem probleme ne lindjen e dyte kinse duhet te abortoj pastaj te planifikoj bebin e dyte, dua te me qetesoni pak per bebin e pare e ne do zoti te vije edhe tjetri si ky me emer te zotit ishalla eshte mire ju lutem me ndihmoni e zgjata shume por me beso qe nuk kam me kend te flas disa thone se nuk ka nevoje ta marre fare me shpjego pak te lutem se cfare eshte ky injeksion ku duhet ta marre ne kuke apo ne shpine, a eshte rrezik dhe kur duhet ta marre ne cilin muaj? Pres nje pergjigje prej jush dhe do te ju falenderoj tere jeten nese me ndihmoni se besoni qe gjumi spo me ze. Viziten e fundit tek mjeku e kam bere me 10 nentor dhe me tha se jam shtatzene 11 jave me 3 dite, sa muajshe jam tash? Diten e mire dhe gjithe te mirat, ju pershendes sinqerisht.

Fadile Demi-vitia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fadile

Mos u shqetëso për problemin që përshkruan, sepse është e mundur që ti jepet zgjidhje. Pavarësisht nga faktorët rhesus që kanë prindërit, fëmija i parë nuk ka probleme shëndetsore. Në më shkruan se çfarë faktori rhezus ka bashkëshorti, do të jap shpjegime të tjera më të hollësishme që i takojnë familjes tënde.

Nëqoftëse bashkëshorti është rhezus pozitiv dhe bebi pas lindjes rezulton rhesus pozitiv, brënda 72 orëve nga ora e lindjes gruaja duhet të bëjë imunoglobulinën antirhezus me qëllim që në lindjen e dytë fëmija të mos ketë probleme. Nëqoftëse edhe bashkëshorti është rhezus negativ, atëherë edhe fëmija do të jetë rhezus negativ dhe do të lindë pa probleme.

Gjithë të mirat.

Fadile Demi-vitia (13 vite më parë)
ju falemderit per pergjigjen

/komuniteti