Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Jam afer javes se 23 dhe femijen tek leviz e ndegjoje nganjehere me shpesh nganjehere me rralle. A jane normale keto, pasi jane levizje shume te vogla? Ju faleminderit.

Anduena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vlerësimi i mirëqënies fetale, kryhet me disa lloj teknikash. Një nga këto, është monitorimi i lëvizjeve fetale. Për disa ditë rrjesht, në një orar dhe kohëzgjatje të caktuar, shënohet numri i lëvizjeve të bebit. Të dhënat e grumbulluara i vlerëson mjeku dhe konkludon për mbikqyrjen e gjëndjes së bebit.

Edhe një ekzaminim me ultrazë vlerëson mirëqënien fetale, lëvizjet respiratore të fetusit, lëvizjet fine të tij (lëvizjet që nuk i ndjen nëna), tonusin fetal dhe volumin e likidit amniotik.

Anduena, duke të uruar për shtatzëni normale, shpresoj të kem qënë e kuptueshme.

Jahja (5 vite më parë)
Përshëndetje gruaja ime eshte ne jacen e 30 te shtatzanis dhe doktoresha tha qe ka marë sheqer. Cka rekomandoni a do i ngelet sheqeri edhe mbas shtatzanis edhe a i ben naj problem bebes dhe cfar ushqimesh na preferoni. Me mirkuptim
fjona (8 vite më parë)
Jam shtatzane ne javen e 25 dhe e kam sheqerin 11.3 a i ndodh naj qka bebes a osht rrezik
ina9 (10 vite më parë)
un jam ne javen e 6 te shtatezanise dhe ne analiza nga 70 qe esht nrm e sheqerit ne gjak e kisha 89.a perben prolem?jam sh ne ankth
Nora Pes (11 vite më parë)
Pershendetje Une jam shtatzen jame 27 jave tash mu ka paraqit semundja e sheqerit dmth si te lindi me largohet .a ka mundesi mem tregu se cilat jane ushqimet e lejushme per mua edhe a eshte diqka rrezik per foshnjen time ? Ju faliminderit

/komuniteti