Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandidoza vaginale

Kam degjuar qe disa gra pasi kane perdorur nje ilac GYNO PEVARYL kane ngelur shtatzene direkt. Doja te dija cfare efektesh anesore ka ky ilac dhe pse perdoret? Ju lutem pres pergjigjen tuaj.

Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Preparati Gyno Pevaryl, përdoret për të trajtuar kandidozën vaginale (mykun vaginal). Në kushtet kur ndryshon (pehashi) pH i vaginës, kandidozat vaginale marrin zhvillim të rëndësishëm. Nëse infeksioni nuk mjekohet, është e vështirë mbetja shtatzënë. Kur shkaku i mos mbetjes shtatzënë është kandidoza vaginale, trajtimi me medikamentin jep rezultat pozitiv. Përdorimi i tij, nuk ka efekt anësor.

Meqënëse ke ndigjuar se ato që e kanë përdorur kanë patur shtatzëni të menjëheshme, të këshilloj që preparatin në fjalë të mos e marrësh dhe ta përdorësh pa rekomandimin e mjekut. Është mjeku, ai që e përshkruan në recetën mjeksore. Prandaj drejtohu tek gjinekologu edhe për të realizuar ekzaminimet, që kanë të bëjnë me shkaqet e mos mbetjes shtatzënë, duke zbatuar të gjitha këshillat e tij.

/komuniteti