Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme shëndetsore gjatë shtatzënisë

Pershendetje dhe pergezime per punen qe jeni duke e bere. Jam ne javen e 15 te shtatzanise, eshte shtatzania ime e pare, kam pasur dhimbje ne fund te barkut, kam bere analizat e urines dhe te gjakut, kam pak pagjaksi si dhe mungese te proteinave, ndersa me ka dal bakteria streptokok. Keto dite ka filluar tensioni t'me bije tmerresisht 55/40. Ende kam te vjellura gjate gjithe kohes, shqetesohem pasi qe nuk po mund te ushqehem normalisht por vetem me peme, lengje dhe qajra. Me nevojiten ca keshilla se si duhet te veproj pasi qe jam e shqetesuar per rritjen e bebit.

Tina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dhëmbjet në fund të barkut dhe hemorragjia, nuk janë normale për moshën e shtatzënisë që referon. Ato tregojnë për një shenjë rreziku, për shtatzëninë tënde. Kontrollohu tek mjeku për të përcaktuar shkakun e tyre dhe parandaluar ritjen e rrezikut.

Për të kaluar baktereminë, mjekimi me antibiotik të përshkruar nga mjeku, është domosdoshmëri për të patur shtatzëni normale.

Tensioni arterial i ulur dhe hipoproteinemia, tregojnë që ke mungesë të lëngjeve në organizëm si rezultat edhe i të vjellave. Pa tjetër të rregullosh dietën ushqimore, duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri dhe proteinash siç janë spinaqi, mëlçitë, mishi etj.

Si duhet të ushqehesh gjatë shtatzënisë?

Ushqimi korrekt, është domosdoshmëri themelore për një shtatzëni normale. Frutat dhe jeshillëqet kanë fibra, vitamina dhe kripra minerale. Mishi dhe peshku kanë proteina, kripra minerale dhe vitamina. Buka, patatet, makaronat dhe brumrat e tjera kanë sheqerna, fibra, vitamina dhe protetina. Qumështi, djathi, kosi kanë kalciun, proteina dhe vitamina.

Gruaja shtatzënë duhet të ushqehet rregullisht në tre vakte të caktuara duke shtuar dietën ushqimore paraditen, pasditen dhe diçka pasdarke. Ajo asnjë herë nuk duhet ta ndjejë veten të uritur, ashtu siç nuk duhet të mbingopet deri në dhëmbje barku.

Dieta ushqimore duhet të jetë e ndryshme, e shumëllojshme dhe plotësisht e shëndetshme. Lëngjet mund të pihen sipas dëshirës por asnjëherë me teprim.

Dafi31 (11 vite më parë)
Iolavdije , Apgari nuk tregohet por lexohet edhe ajo eshte e rendesishme per ekipen mjeksore po ashtu edhe per nenen, e kto flera shkruhen ne momentin kur. Beba ka ardhe ne jete unee shkruaj kete nga pervoja sepse jam moter e gjinekologjise .
(11 vite më parë)
e perse mua smen kan treguar hiq persh vlersimine e vleres.edhe pse beba ime ka pas ngjyr e lekures te verdh askush su ardh me kontroll pa i thir un.:s

/komuniteti