Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i shpeshte - 3 here ne muaj!

Pershendetje un kam djalin 5 vjet.qe dy vite tentoj per shtatzani,cikli mestrual cdo her prej fillimi e kam patur ne koh 20- 25 dite por asnjeher ne te njejten date,mirpo tash qe 3 muaj ciklin e kam nga 3 her ne muaj edhe krej normal nga 6-7 mestracione,termin te mjakja ka per ne prill shum gjat me informoni dicka ju lutem cka ndodh keshtu?

Drita Dauti (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita

Përsa tregon, është një çrregullim menstrual i cili më së shumti ka për bazë çrregullimin hormonal. Kjo është një shkak i rëndësishëm për mos fillimin e shtatzënisë. Kështu që duhet të presësh pa tjetër takimin me mjekun, i cili do të bëjë vizitë gjinekologjike dhe analiza apo edhe ekzaminime, për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual dhe trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

Drita Dauti (9 vite më parë)
Te falemenderit doktoresh.

/komuniteti