Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me spermën

Pershendetje doktoreshe. Per te ardhe ne perfundim qe sperma e nje mashkulli i ka karakteristikat e caktuara a mundemi qe me nje analize me vertetu kete apo duhet bere disa analiza per te perfunduar diqka ne lidhja me spermen. Faleminderit, pres nje pergjigje dhe te lutem sqarom se cilat jane karakteristikat e nje sperme normale me te cilen mund te arrihet fekondimi pa problem?

Mari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mari

Edhe me një analizë të spermës që quhet spermogramë, është e mundur të vlerësohet aftësia e saj.

Shkallët e ndryshme të infertilitetit për shkak të spermës, janë të lidhur me një ose disa prej testeve që nuk janë brënda normës. Dhe që përshkruhen si më poshtë.

Vëllimi – intervali normal për një ejakulacion është nga 1.0 deri 6.5 ml;

Koha e lëngëzimit - Sperma është si xhel i trashë në kohen e derdhjes dhe brënda 20 minutash bëhet i lëgshëm. Koha e lëngëzimit është një masë e cila duhet të jetë më pak se 60 minuta. Një kohë më e gjatë, tregon për një problem infeksioni;

Numërimi i spermatozoidëve - në një mililitër duhet të ndodhen nga 20-150 milion spermatozoidë; Morfologjia e spermatozoidëve - është masë që vlerëson në përqindje formën normale të tyre; Lëvizshmëria e spermatozoidëve - është masë që vlerëson në përqindje spermatozoidët që shkojnë normalisht përpara;

pH (pehashi) - është masë që tregon ambjentin acid apo bazik. Ambjenti normal i spermës është nga 7.1-8.0;

Qelizat e bardha të gjakut - qelizat e bardha të gjakut, zakonisht nuk janë të pranishme në spermë. Prania e tyre tregon për mundësinë e një infeksioni;

Niveli i fruktozës - kjo është një masë e shumës së sheqerit të quajtur fruktozë në lëngun seminal. Fruktoza siguron energji për spermën. 1 mililitër lëng seminal duhet të ketë normalisht 3 miligram fruktozë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti