Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti spontan

Pershendetje Doktoreshe Mimoza. Me duhet tju pyes per dicka ne lidhje me abortin spontan. Isha rreth 6 javeshe kur nje dite pata dhimbje te forta dhe hemorragji. Duke qene se ishte nate vone nuk shkova tek mjeku ate dite por te nesermen. Ai me tha qe shtatzenia me ishte nderprere dhe kishte qene nje abort spontan. Probleme kam me bashkeshortin qe me thote qe kam kryer abort tek mjeku dhe po e genjej per abortin spontan. Ju lutem mund te me sqaroni a eshte e njejta gje dhe a kuptohet kur kryhet nje abort? Me duhet tju them se eshte shtatzenia e pare per mua.

Nila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nila

Nuk ka mundësi vërtetimi i ndërpreëjes së shtatzënisë në mënyrë të vullnetshme me atë spontane, pas faktit. Por në kartën klinike, mjeku shkruan faktin e ndodhisë dhe aty mund të vërtetohet ndodhia.

Më vjen keq për abortin spontan që të ka ndodhur dhe të uroj fat për shtatzënitë pasardhëse.

/komuniteti