Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e gjoksit

Kam shume dhimbje te gjoksit nje jave para ciklit menstrual, analiza e prolaktines me ka dale me vlere 16, kam perdore Doxtinex nje here ne jave tete jave rresht, ciklin nuk e kam te rregullt sipas mjekut jam me vezore policistike, tre muaj resht jam me Klomifen cdo 12 ore, 5 dite resht, me kane rekomandu me be nje laparaskopi, cka mendoni eshte e nevojshme te behet kjo, sepse nuk po mbetem shtatzene?!

Saranda Meriqi Shehu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Saranda

Doxtinexi është preparat medikamentos që përdoret në rastet kur niveli i prolaktinës është i lartë. Në momentin kur do të stabilizohet niveli i prolaktinës, një nga zgjidhjet më të mundshme të ovarit policistik është edhe ndërhyrja laparoskopike.

Pra, vetëm pasi të stabilizohet prolaktina dhe ovaret të jenë normale, do të bëhet e mundur një shtatzëni e sukseshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti