Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aritmia

Pershendetje, kisha pas deshire te me pergjigjeni rreth pyetjes sime, une kam aritmi qe 3 vite here pas here, kam vizitu internist dhe kam bere te gjitha kane dale ne perfundim se nuk kam dicka serioze, mos ndonje shqetesim, stres ose pijet si kafe etj, une kam vajzen 2 vjecare kur kam qene shtatzene nuk kam pasur asnjehere aritmi, tash koheve te fundit e kam verejt se para ciklit me mundon, kam vajtur te gjinekologu dhe kam bere disa analiza te pergjithshmet dhe disa hormone, sepse kisha edhe crregullim te ciklit, gjinekologu me shenoj disa tableta Mikrogynon edhe Feroglobin, tha eshte e mundshme qe keni gjakderdhje dhe statusi hormonal te bie, doktoreshe a mundet te jete qe kam mungese te hekurit qe une te kam aritmi? Falenderit pres pergjigje.

Fatime (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime

Anemia në organizëm, vlerësohet me analizë të gjakut komplet (hemogramë), e cila vlerëson numrin e ruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën. Nivelin e rezervave të hekurit në gjak, e tregon analiza e ferritinemisë. Mundet që aritmia të ketë shkak një anemi të mundshme. Në këtë rast të rekomandoj të këshillohesh me një mjek hematolog i cili do të bëjë ekzaminimet e tjera të nevojshme dhe do të vlerësoj se aritmia vjen si rezultat i anemisë.

Nëqoftëse nuk paraqiten problem të anemisë, atëherë do të jetë mjeku kardiolog ai që do të vlersoj shkakun e aritmisë dhe do të japë trajtimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti