Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të ketë ndodhur konceptimi?

Pershendetje doktoreshe. Po planifikojme nje shtatzeni dhe menstruacionet e fundit i kam patur me date 13 nentor dhe gjatesine e ciklit e kam 28-ditesh dmth sot bera testin e shtatzenise dhe me rezultoi pozitiv desha te di kur mund te kete ndodhur konceptimi a mendon se mund te kete ndodhur gjate ovulacionit? Dhe dicka tjeter kur duhet te paraqitem tek mjeku kur mund te filloj me vizitat? Te pershendes, pres pergjigje.

Soni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Të uroj për fillimin e shtatzënisë së dëshiruar. Duhet ta dish se shtatzënia ndodh vetëm në ditët e ovulacionit, dhe kjo mund të ketë qënë në datat 27-29. Mirë do jetë që brënda kësaj jave të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, i cili do të kërkoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime që kanë rëndësi për ecurinë normale të shtatzënisë.

Gjithashtu të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar për të mësuar mbi kontaktet me me mjekun obstetër-gjinekolog.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Edhe një herë të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti