Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje Dr. Keta, se pari ju falenderoj per punen qe beni. Se dyti doja te dija se une kam 2 muaj qe kam lindur femijen, dhe a eshte normale qe te vijne menstruacionet tani? Ju uroj çdo te mire.

Ilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Është normale që menstruacionet të vijnë pas kalimit të lehonisë. Problemi qëndron tek ushqyerja me gji, e cila nuk është bërë në mënyrë korrekte. Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti