Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrjet dhe e enjtura!

Pershendetje doktoreshe, Po ju shkruaj ne emer te nje shoqes pasi ka veshtiresi te regjistrimit ne portal. Eshte ne javen e 32 te shtatzanise dhe ka disa dite qe po ka therrje ne vagine, vetem kur rri shtrire i pushojne, dhe kembet poshte i ajen posa ec pak apo rrin ulur. A eshte diqka per tu shqetesuar apo eshte normale per kete moshe te shtatzanise? Ju falemnderit per kohen. Gjithe te mirat.

Lejla G (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Fryerje/edemat në këtë periudhë të shtatzënisë konsiderohen normale dhe quhet edema ortostatike, që do të thotë se janë pasojë e qëndrimit në këmbë. Rekomandimi është; qëndrim sa më shumë shtrirë anash majtas dhe të matet presioni i gjakut vazhdimisht. Mirë do jetë që shoqja të bëj edhe provat funksionale të veshkave.

Uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti