Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondillomat në shtatzënësi

Doktoreshe e nderuar, eshte konstatuar se une dhe gruaja ime kemi nje condyloma accuminata. Ajo eshte shtatzene ne javen 17 dhe mjeku i ka thene qe, perveq ne vulve, condylomat i ka edhe ne vagine brenda, por jo ne cerviks. Mjeku dermatolog mua me ka rekomanduar t'i trajtoj me crioterapi, ndersa gjinekologu i ka rekomanduar bashkeshortes qe t'i djeg me elektrokauter. Jemi te interesuar te dijme se a eshte korrekt propozimi i gjinekologut dhe sa e rrezikon ky trajtim frytin? Cfare rruge te ndjekim per mjekim?

Veton Selmani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Gruaja duhet ta zbatojë detyrimisht rekomandimin e gjinekologut, pa lënë pas dore edhe trajtim tënd. Kondiloma akuminata është infeksion që nuk influencon në ecurinë e shtatzënisë, por nëse kondilomat janë të pranishme në rrugët e lindjes, ekziston mundësia e infektimit të fëmijës me këtë virus. Kondilomat kur shfaqen tek fëmija mund të kapin grykën duke vështirsuar frymëmarrjen. Në rastet kur kondilomat ekzistojnë nw kohwn e lindjes, preferohet lindje me prerje cezariane.

Ju uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti